Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO që po trazon rrjetin: Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin e Dua Lipës në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Festivali "Sunny Hill" ka mbyllur mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve elektrizuese në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Evropa kanë performuar për tre netë me radhë hitet e tyre më të njohura.

Por, në mbyllje të "Sunny Hill" në skenën gjigante para mijëra të rinjve, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t'u hequr përgjithmonë në 1992.

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Por foto ka ngjallur mjaft debat pasi ylli përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Hoxhës.

Pas zgjedhjeve të marsit '92, Partia Demokratike që në atë kohë kishte dhe shumicën, kërkoi ndryshimin e stemës dhe heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri. Kësisoj u miratua ligji 7758, i cili vendosi heqjen nga flamuri dhe kapela ushtarake të yllit të kuq.

Nuk dihet se përse ky simbol që përfaqëson regjimin komunist të Enver Hoxhës, që vrau e internoi mijëra shqiptarë, është kthyer në festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj.

/Newsbomb.al

[caption id="attachment_618207" align="alignnone" width="960"] Flamuri shqiptar me yllin komunist në festivalin e Dua Lipës[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese