Hapësire reklamuese

Politikë

FOTO: Protestuesit e opozitës mblidhen në Bulevard, me pankarta në anglisht për liderët e BE

Shkruar nga Newsbomb

Protestuesit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, disa metra larg perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, në selinë blu pas kryetarit Sali Berisha, pak më parë kanë shkuar dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë. Kryetari Ilir Meta, sekretari Tedi Blushi dhe nënkryetari Agim Nesho, ndërsa nga PD janë deputetë dhe pjesë e stafit organizator.

Simpatizantet e opozites ne oborrin e selise se PD

Brohorima, ovacione dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar në oborrin e selisë së PD. Po ashtu, aty është vendosur dhe një furgon me regjinë e protestës, i pajisur me sisteme audio dhe altoparlantë, nga ku mendohet se do të flasin organizatorët.

Protestuesit e opozites mblidhen ne Bulevard

"Europe throw us a life vest", shkruhet në një ndër pankartat kryesore të kësaj [protestë. Ajo që bie në sy është se të gjitha pankartat janë në gjuhën angleze, për të dhënë mesazh për liderët europianë që ndodhen këtë të martë në Tiranë. Pra, "Europë, na hidh një jelek shpëtimi".

Lexo edhe: 30 minuta para protestës, Ilir Meta shkon në zyrën e Sali Berishës

Nje tjeter grup i bashkohet protestes, nga selia e PD ne drejtim te Bulevardit

Në vendin ku po mblidhen protestuesit e opozitës ka një prezencë të ulët të efektivëve të Policisë së Shtetit, pasi zona është jashtë perimetrit të sigurisë. Më herët, në Bulevard është parë dhe vetë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.