Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

FOTO: Pronari i makinave që u bënë “shoshë” nga plumbat në Shkodër, është kryetar i PS-së, bashkëfshatarët i qëlluan me armë pas sherrit për partitë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy makina në pronësi të David Ndocit janë bërë “shoshë” nga plumbat në orët e para të mëngjesit të sotmë në Shkodër, në fshatin Gomsiqe e Re.

Newsbomb.al mëson se David Ndoci është kryetar i organizatës socialiste në fshatin Gomsiqe dhe mbrëmjen e djeshme ka debatuar me bashkëfshatarët e tij për partitë politke dhe zgjedhjet e 25 prillit. Pas debatit në një nga lokalet e fshatit, të dyja palët janë larguar.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, personat që janë konfliktuar me 36 vjeçarin kanë shkuar të armatosur pranë shtëpisë së tij dhe kanë qëlluar me breshëri djet dy mjeteve të tij, të parkuara në oborr.

Dy mjetet në pronësi të të riut, një Ford Fiesta dhe një Mercedes Benz, janë bërë “shoshë” nga plumbat, ndërsa autorët janë identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img