Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep detaje për arrestimin e djalit të Azem Hajdarit: Në pranga edhe shoku i tij, në makinë u gjet lëndë narkotike

Shkruar nga Newsbomb
Policia jep detaje për arrestimin e djalit të Azem Hajdarit: Në

Mbrëmjen e djeshme policia arrestoi djalin e Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër, pasi në makinën me të cilën po udhëtonte iu gjend lëndë narkotike.

Policia i ka komunikuar ditën e sotme masën e arrestit, ndërkohë që bashkë me atë u vu në pranga edhe shoku i tij që drejtonte makinën, 21 vjeçari Ergi Gjumsi.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi” u gjet jë sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H, 23 vjeç, dhe E.Gj, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  gjatë kontrollit të mjetit tip "Audi", me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu