Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

FOTO/ Person me rrezikshmëri të lartë, kush është 20-vjeçari që u arrestua në Lushnje, në Angli akuzohet për vrasjen e një 23-vjeçari, ishte dhënë shpërblim për kapjen e tij

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ky është Gledis Mehalla i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Anglia që u arrestua sot në Lushnje.

20-vjeçari së bashku me dy të tjerë akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarit Tomasz Waga, i cili u gjet i pajetë më 28 janar të 2021 në Cardiff të Anglisë.

Trupi i 23-vjeçarit u gjet i masakruar ndërsa të akuzuarit ishin Gledis Mehalla, Artan Pelluci dhe Elidio Elezi.

Por pas ngjarjees shqiptarët ishin arratisur, ndërsa polici britanike pati vënë edhe një shpërblim prej 5,000 £ për ata që jepnin informacion.

Sot Policia e Lushnjës ka bërë të mundur arrestimin e 20-vjeçarit Gledis Mehalla.

Njoftimi i policisë:

Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:

Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img