Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTO përqafuar me Lindën, Gregu dhe Rea e shoqërojnë, përshëndet me dorë nënën; Edi Rama publikon albumin e fitores: SHUMË FALEMINDERIT!

Shkruar nga Newsbomb
FOTO përqafuar me Lindën, Gregu dhe Rea e shoqërojnë,

Kryeministri Edi Rama publikon albumin me foto të shkrepura dje gjatë fjalimit që ai mbajti në Sheshin Skënderbej, kur Partia Socialiste deklaroi fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“MIRËMËNGJES  ❤ SHUMË FALEMINDERIT ?”, shkruan Rama dhe ndan fotoalbumin, ndërsa të shumtë janë qytetarët që e urojnë për fitoren.

Kujtojmë se, numërimi i të gjitha kutive të votimit ka përfunduar, dhe fituese është Partia Socialiste me 768 mijë vota, Partia Demokratike është e dyta me 622 mijë vota, LSI me 107 mijë vota dhe PSD e Tom Doshit me 35 mijë vota.

Ka qenë Tirana ajo që ka mbajtur “peng” procesin prej pasdites së djeshme pasi ka më shumë kuti votimi se gjithë qarqet e tjera, duke qenë se ka dhe numërin më të lartë të banorëve/ votuesve. Por, në orët e para të mëngjesit numërimi ka përfunduar ddhe në këtë qark.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll