Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

FOTO: Patrulla shoqëron në Gjykatën kundër Korrupsionit ish-zv.ministren Rovena Voda, mori 1.000 euro dhe 1 arkë peshk për një vend pune

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, shkruan neësbomb.al. Ajo do të njihet me masën e sigurisë për shkak se akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshmë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ka qenë një patrullë e Policisë që ka sjell në ambientet e Gjykatës ish-zv.ministren. Pritet të shihet nëse togat e zeza të shkallës së parë të lënë Rovena Vodën në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, apo do kërkojnë burg për të.

Rovena Voda akuzohet se ka marrë 1.000 euro, një celular dhe një arkë me peshk nga dy gra të tjera, me qëllim punësimin e njërës prej tyre në administratën shtetërore.

SPAK kishte nisur një hetim tjetër në vitin 2019 dhe rastësisht në përgjime kishte dalë dhe ish-zv.ministrja Rovena Voda, shkruan newsbomb.al. Kjo e fundit i ka premtuar Florida Beut se do ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme dhe për këtë kishte ndërhyrë në DAP.

Më 13 shkurt 2020, avokatja Majlinda Hasani është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e Rovena Voda. Florida Beu i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune dhe menjëherë kjo e fundit ka telefonuar një person tjetër.

Këto biseda janë përgjuar nga SPAK, dhe madje disa takime dhe janë filmuar.

Më shumë

spot_img
spot_img