Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë udhëtuar në Hagë për të vizituar ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët janë në proces gjykimi në Dhomat e Posaçme.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj shtoi se në Hagë po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individët.
“Sot, takuam shokët tanë në Hagë!
Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, shkruan Hoxhaj.
Theksojmë se më herët edhe kryeministri Edi Rama ka takuar ish krerët e UÇK-së, të cilët ndodhen në dhomat e paraburgiimit në Hagë.