
Pak çaste para protestës së opozitës të thirrur sot në Bulevard, forcat e Policisë janë grumbulluar tek Kryeministria.
Disa furgonë dhe një autobot uji, si dhe efektivë të shumtë me skafandra e mbrojtëse janë pozicionuar para goddinës së Kryeministrisë.
[gallery ids="643620,643621,643622"]
Bëhet me dije se protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do të ngjiten në podium, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.
Protestës së opozitës pritet t’u bashkohen edhe qytetarë të shumtë për të protestuar për rritjen e çmimeve në vend dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll