Hapësire reklamuese

Bota

Foto nudo në tarracën e Pallatit Mbretëror në Venecia, modelja e pëson keq nga autoritetet

Shkruar nga Newsbomb

Një modele e njohur që kishte shkuar në Venecia të realizonte një set fotografik nudo, e ka pësuar keq nga autoritetet vendore. Ajo është gjobitur me një gjobë prej 750 eurosh dhe ka marrë një "daspo urbane", urdhër ndalimi për të vizituar një vend të caktuar.

Mediat fqinje nuk e zbulojnë emrin e saj, por thonë se fotot e saj nudo në një tarracë në qendër të Venecias kanë shqetësuar banorët dhe kalimtarët.

Këta të fundit kanë shkrepur fotografi dhe i kanë ndarë ato masivisht në rrjetet sociale. Kjo i ka kushtuar shtrenjtë modeles, por nuk saktësohet nëse urdhri i ndalimit bën fjalë për Venecian apo vetëm për objektin ku ajo ishte duke pozuar.

Modelja qe beri foto nudo ne Venecia

Pas polemikave që shkaktoi publikimi i pamjeve, policët bashkiakë u vunë në lëvizje për të gjetur modelen. Ajo që zbuluan në fakt kishte të bënte me një fotosesion me foto nudo artistike në qendrën historike të Venecias, por pa asnjë leje nga administrata bashkiake.

Por fotot nudo nuk janë te vetmet, modelja është përfshirë në sjellje që nuk respektonin dekorin e qytetit dhe ishin në kundërshtim me mirësjelljen publike. Ajo ka marrë një urdhër për largim nga qyteti, për fotot nudo në oborrin e Pallatit Mbretëror, hedhjen e një guri nga selia e policisë lokale në Piazza San Marco dhe shkrepje të tjera të ngjashme të bëra ditët e mëparshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese