Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Një police shqiptare u përball mbrëmë me terroristët në Vjenë, ambasadori: Krenar për mbesën time!

Shkruar nga Newsbomb

Një sulm terrorist ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vienë, ku si pasojë humbën jetën 5 persona dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë.

Teksa u përfol se terroristi ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, së fundi kanë dalë edhe lajme se mes policëve që rrezikuan jetën duke u përballur me terroristët ishin edhe 3 shqiptarë nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj lajmëroi se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

policja.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll