Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

FOTO nga spitali: Kjo është gruaja e avokatit që pagoi Nuredin Dumanin ta ekzekutonte! Shokët e tij e rrahën në mes të rrugës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Blerta Bengasi është gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte. Madje, fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë e më pas ta vriste.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK të gjithë detajet lidhur me këtë rast. Newsbomb.al ju sjell fotet e Blerta Bengasit, pasi ajo ka përfunduar në spital sepse shokët e Dumanit e kishin rrahur në mes të rrugës.

albsig

spring

“Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im…

Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit”, ka rrëfyer Nuredin Dumani, rrëfim që e sjell newsbomb.al dhe mund ta lexoni në këtë link. (Kliko këtu)

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në Polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”.

Edhe në dëshminë e tij, Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin. Siç shihet dhe nga pamjet gruaja ka përfunduar në spital sepse është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i zbardhur nga dosja e SPAK, Blerta Bengasi është dhunuar nga Eljo Bitri dhe një person tjetër. Vetë Nuredin Dumani e ka ndjekur për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit dhe në “Rrugën e Elbasanit” dhe informacionet e detajuara jua ka dërguar shokëve të tij.

“Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores”, ka thënë Nuredin Dumani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img