Ish-ministri Genc Pollo është kapur “mat” duke fotografuar votën, pasi kishte votuar për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Ai shihet i qeshur duke i bërë disa herë fotografi votës së tij, ndërkohë që më pas i pashqetësuar fut telefonin në xhep dhe i drejtohet kutisë së votimit.
Ky është një tjetër skandal i këtyre zgjedhjeve në PD, pas listës së votuesve, ku një pjesë e madhe e anëtarëve nuk e gjenin emrin në listë dhe nuk u lejuan të votojnë.
FOTO/ Në PD nuk e kanë problem, Genc Pollo i pashqetësuar kapet “mat” duke fotografuar votën
