Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Foto me të kërkuarit, Kryemadhi tregon arsyen pse Rama ka frikë ta pranojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur sot në Kuvend në lidhje me foton që tregoi Lulzim Basha dje në emisionin Opinion ku kryeministri Edi Rama kishte dalë në foto me disa persona të kërkuar nga Policia.

Sipas Monika Kryemadhit arsyeja pse Edi Rama ka frikë nga fotot është sepse ai e di shumë mirë që personat në fjalë ishin në kërkim sepse po të mos ta dinte do ta pranonte dhe madje do të kërkonte të falur.

“Po e nis si motra, meqë motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motra të tjera, dhe këtë e them si në raportin politik dhe në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Ky njeri është peng, dhe do të mbajë peng ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Pse ka frikë ky zotëria nga fotot? Po të jetë burrë thotë: po unë jam aty, nuk e dija që ishte në kërkim, kam dalë në fotografi, kërkoj falje. Po e ka ditur shumë mirë. Në fakt me erdhi keq, kur e pashë duke qarë që nxorri lotët, po ky është një aktor i madh. Ky do t’ju marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental, ashtu siç janë këto projektet eksperimentale.

Dje pamë se si oligarkët bënin protestë për TVSH-në, mos u çudisni shumë shpejt do të kemi bandat që do bëjnë protestë në shesh dhe do thonë poshtë shqiptarët, të largojmë shqiptarët. Mos u çudisni, shumë shpejt”, u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img