Hapësire reklamuese

Rajoni

FOTO/ Me jelek antiplumb dhe kokën ulur, del para gjykatës vrasësi i bashkëshortes, Florand Shehu e qëlloi gruan me thikë kuzhine 28 cm

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Me jelek antiplumb dhe kokën ulur, del para gjykatës

Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar i cili vrau bashkëshorten me thikë, ka dalë sot para gjykatës, por nuk ka thënë asgjë. Me kokën ulur për krimin e kryer, ai ka kërkuar kohë për përgatitjen e mbrojtjes ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në lagjen Daphne në Athinë, ku pas debatit të ashpër në banesën e tyre, Florand Shehu vrau me thikë bashkëshorten Anisa Shehu, 31 vjeç dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

Mediet lokale shkruajnë se nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se e reja është qëlluar me një thikë 28 cm, duke marrë plagë të shumta në qafën e mitrës.

Fqinjët e çiftit u shprehën se ata së fundmi kishin patur debate të shpeshta me njëri-tjetrin, madje duke e dëgjuar shumë herë Anisa Shehun, nënë e një djali duke kërkuar ndihmë.  

https://www.youtube.com/watch?v=RgluGHYw3s8

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll