Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

FOTO/ Makthi i shqiptares në Greqi, ish-bashkëshorti e përndjek dhe dhunon: Më ndihmoni, kam frikë për jetën time, shihni si më ka bërë

spot_img

Lajme të ngjashëm

29-vjeçarja shqiptare në Selanik e frikësuar për jetën e saj pasi ish-bashkëshorti e përndjek ka kërkuar ndihmë nga organet përkatëse.

Ndonëse 38-vjeçari është dënuar gjithsej tetë herë për dhunë në familje, gjykata vendosi që ai të procedohej i lirë duke vijuar kërcënime dhe dhunën ndaj ish-partneres së tij.

Çifti janë ndarë që prej marsit të vitit 2021, mirëpo kjo nuk e ka penguar që ai të vijojë t’i afrohet 29-vjeçares, ta kërcënojë dhe dhunojë, edhe pasi ajo kishte ngritur akuzat ndaj tij.

Fotot e publikuara nga protothema.gr tregojnë mavijosjet në fytyrë dhe qafë të  gruas , nga rrahja që mori nga ish-partneri përballë dy fëmijëve të tyre të mitur, 4 dhe 8 vjeç.

“Jam paditur dhe kërkoj dënimin ligjor të ish-bashkëshortit, pasi më datë 19.8.2022 rreth orës 22.15 në rrugën Aristotelous 1 në Evosmos, më ka dhunuar dhe më ka goditur me dorë në fytyrë”, thotë gruaja në deklaratë, e cila është publikuar nga protothema.gr.

Në deklaratëne saj të fundit gruaja ka treguar se pak ditë më parë, më 26 gusht, ai e ka telefonuar dhe e kishte kërcënuar: Po vij të të gjej.

Duke shtuar më tej se ai shkoi në banesën e saj rreth orëve të mbrëmjes, mirëpo pas disa minutash u largua pasi njoftoi patrullën e policisë.

Ankesa e parë e gruas, sipas avokatit të saj, është bërë pas këshillave dhe mbështetjes që ka marrë nga e motra, por makthi i saj nuk u ndal as pas ndjekjeve penale ndaj tij, dënimeve dhe masave mbrojtëse, pasi të gjitha vendimet i jepnin të drejtën. pezullojë dënimin, pas ankimimit.

Bëhet me dije 38 vjeçari është dënuar me një vit burg ditën e djeshme, mirëpo ky vendim është pezulluar sërish për shkak të ankesës së bërë nga të akuzuarit.

Më shumë




spot_img








spot_img