Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Jep dorëheqje kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern: Thjesht nuk kam më energji...

Shkruar nga Newsbomb
Jep dorëheqje kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern:

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi sot se do të largohet nga detyra muajin e ardhshëm, pas më shumë se pesë vitesh në pushtet.

Ajo në një deklaratë për media tha se do të japë dorëheqje nga detyra si kryeminsitrja e vendit më 7 shkurt.

“Për mua, është koha. Thjesht nuk kam energji dhe për katër vite të tjera” tha Jacinda Ardern.

“Unë jam njeri. Ne japim atë që mundemi për aq kohë sa mundemi, dhe pastaj është koha për të ikur. Dhe për mua është koha. Të bëhesh kryeministër është nderi më i madh i jetës sime dhe dua të falënderoj Zelandezët e Re për privilegjin e udhëheqjes së vendit për pesë vjet e gjysmë," tha ajo.

Kujtojmë që Jacinda Ardern u bë kryeministre e një qeverie koalicioni në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare, përpara se të drejtonte partinë Laburiste drejt një fitoreje elektorale dhe një shumicë të plotë në parlamentin e Zelandës së Re tre vjet më vonë.

Por së fundmi ajo ka parë që popullariteti i saj dhe i partisë ka rënë në në sondazhe. Ajo ka sqaruar se deri në zgjedhjet e tetorit do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj në parlament si deputete.

Partia Laburiste do të votojnë për të zgjedhur udhëheqësin e ri të dielën. Kryeministrja në largim siguroi se nuk ka asnjë arsye të fshehur pas largimit të saj.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll