Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

FOTO/ Ky është shqiptari hero, shpëtoi zviceranin që po dhunohej nga 20 persona

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është shqiptari hero, shpëtoi zviceranin që po

Agron Ajeti është shqiptari i cili konsiderohet “hero” pasi shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona në Zvicër.

Ngjarja ndodhi në stacionin e autobusëve “Ëaser” në Ëinterthur, më 3 shtator, teksa një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.

Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën. Ajeti ndodhej për vizitë me familjen e tij në Zvicër.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital, pasi pësoi djegie në trup.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese