Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO: Ky është shënjestra e atentatit në Shkodër, u plagos nga breshëria e plumbave

Shkruar nga Newsbomb

Selami Brahimi rezulton se ka qenë shënjestra e atentatit me armë zjarri që është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër, në lagjen "Xhabije". Ai ndodhej brenda në makinën e tij "Citroën C3" kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Fatmirësisht, Selami Brahimi ka mbetur vetëm i plagosur lehtë nga të shtënat e shumta. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë mjaft e populluar në atë orar dhe njerëzit kanë vrapuar të tmerruar ku të mundnin.

Ky shtetas nuk rezulton të jetë i skeduar nga Policia e Shtetit dhe hetuesit janë duke hetuar për çdo pistë të mundshme, ndërsa kanë marrë dhe dëshminë e tij në spital, nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt banal të kohëve të fundit apo ngjarje të tjera.

Selami Brahimi, personi ndaj te cilit u qellua sot me arme Selami Brahimi, personi ndaj te cilit u qellua sot me arme

Kryepolici i Shkodrës, Edmond Sulaj ka shkuar dhe vetë në vendin ku ndodhi atentati dhe tha se po bëhen të gjitha veprimet e nevojshme për të shkuar te autori/ët.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Edmond Sulaj.

Edmond Sulaj, drejtor i Policise se Shkodres Edmond Sulaj, drejtor i Policise se Shkodres

Lexo edhe: Të shtënat me armë në Shkodër, Policia: U plagos shoferi, autorët janë larguar!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese