Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO: Ky është Range Rover i Bardhok Pllanajt, 120 plumba u shkrehën mbi të, 30 në trupin e viktimës

Shkruar nga Newsbomb

Bardhok Pllanaj, i kërkuar nga Policia e Shkodrës dhe i njohur me nofkën “Kumbari”, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrmjen e djeshme në dalje të qytetit, në lagjen Dobraç i Ri.

Newsbomb.al siguron foton e makinës “Range Rover”me të cilën Bardhok Pllanaj udhëtonte në momentin kur ai u qëllua për vdekje nga një tjetër makinë në ecje. Sipas burimeve, drejt makinës së 46 vjeçarit janë shkrehur 120 plumba kallashnikovi.

30 prej tyre kanë përfunduar në trupin e Bardhok Pllanajt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe është kryer nga vrasës me pagesë.

Forca të shumta të Policisë së qytetit verior mbërritën në vendngjarje. Edhe familjarët e “Kumbarit” po ashtu. Por fatkeqësisht 46 vjeçari kishte ndërruar jetë. FNSH rrethoi lagjen Dobraç për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa nga Tirana u nisën zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Pak minuta pas atentatit mafioz, policia gjeti një makinë të djegur disa kilometra larg vendit ku u vra Pllanaj, si dhe dy armë zjarri kallashnikov brenda saj. Nga breshëria e plumbave që janë shkrehur mbi makinën me të cilën udhëtonte Bardhok Pllanaj duket se autorët e kanë dashur të vdekur me patjetër 46 vjeçarin.

Viktima prej kohësh ishte në kërkim nga Blutë e Shkodrës pasi bashkë me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në 22 dhjetor 2020 drejt lokalit të efektivit të “Shqiponjave”, Albert Pjetri. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi Pjetri kishte ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Pllanajn.

46 vjeçarin që lëvizte mes Shkodrës me Range Rover dhe Policia “nuk e gjente dot”, e gjetën personat që e donin të vdekur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu