Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ky është nënkomisiari i POLICISË i ARRESTUAR SOT, la gomonen me gjysmë TON DROGË të kalonte në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Ky që shikoni në foto është nënkomisari Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni në Tri Port- Vlorë, i arrestuar sot nga policia.

Pas një operacioni të përbashkët policor të policisë shqiptare dhe italiane janë kapur 500 kilogramë drogë  në Salento të Italisë në një gomone 7 metra të gjatë, ardhur nga Shqipëria.

Për këtë u arrestuan dy punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, nënkomisari Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Gjithashtu edhe dy trafikantë shqiptar që u arrestuan ne Itali.

Hetimet kanë dokumentuar se 2 punonjësit e Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

LEXO EDHEDROGA E KAPUR SOT NË ITALI, ARRESTOHEN 2 POLICËT E VLORËS (EMRAT- ROLET- AKUZA)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu