Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO: Ky është kamarieri 17 vjeçar që vdiq te "Orange" në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb

Antonio Delilaj është 17 vjeçari që ka humbur tragjikisht jetën në orët e para të ditës së sotme në Sarandë, teksa ndodhej në vendin e tij të punës. Adoleshenti ishte kamarier në "Club Orange" dhe punonte për të siguruar të ardhura, para se të niste shkollën.

“Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1”, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iljadhi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin Antonio Delilaj, 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal)", njoftoi Policia.

Lexo edhe: Horror te “Club Orange” në Sarandë: Këputet kavoja e ashensorit dhe vdes kamarieri 17 vjeçar!

Për këtë ngjarje tragjike është arrestuar shtetasi Lulzim Allkushi, personi që ishte përgjegjës dhe kishte instaluar ashensorin në "Club Orange". Ai përdorej kryesisht për transportin e mallrave për furnizim, nga një kat i lokalit në tjetrin.

17 vjeçari Antonio Delilaj 17 vjeçari Antonio Delilaj

Ndërkohë, në kërkim për vdekjen e kamarierit 17 vjeçar, është shpallur dhe pronari Spiro Iljadhi. Ky shtetas nuk është gjetur mbrëmjen e djeshme në "Club Orange" kur Policia ka mbërritur atje dhe ka kryer hetimet paraprake, shkruan newsbomb.al.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë”, ndërsa nga ana e Policisë së Shtetit vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e pronarit të "Orange", Spiro Iljadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed