Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

FOTO: Ky është efektivi i Policisë që qëlloi për vdekje Jurgen Dukën, ishte jashtë shërbimit por mbante pistoletën me vete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shikoni në foto është Arbër Sula, efektivi i Policisë së Shtetit që është shpallur në kërkim për ngajrjen e ndodhur pas mesnate në “Vasil Shanto”, shkruan newsbomb.al. Pas një konflikti të çastit, Sula qëlloi me armë zjarri drejt Jurgen Dukës duke e lënë të vdekur në vend.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është  bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), i cili është shtetasi Arbër Sula, banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër”, njoftoi Policia, teksa bënte me dije se kishte identifikuar autorin.

Sipas Bluve të Tiranës, autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes, ama me vete mbante armën e zjarrit pistoletë. Ende nuk është saktësuar ende nëse pistoleta ishte ajo që mbante gjatë detyrës në Dibër, apo polici Arbër Sula lëvizte me armë tjetër pa leje.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për vrasjen e 29 vjeçarit.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Na pamje duket qartë momenti kur dy grupet e të rinjve debatojnë me njëri-tjetrin se kush do të paguajë i pari, dhe pas disa sekondave aty “kërcet” pistoleta, shkruan newsbomb.al. Një plumb në gjoks rezultoi fatal për 29 vjeçarin Jurgen Duka. Ai ra në tokë dhe humbi jetën.

Më shumë




spot_img








spot_img