Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

FOTO/ Ky është çifti Caka që u godit me breshëri plumbash në Elbasan, dyshohet hasmëria mes dy grupeve kriminale të “Tarzanit” dhe “Sakatit” (TË GJITHA DETAJET)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personat që shihni në foto janë çifti Everest dhe Silvana Caka, që u sulumuan sot me breshëri plumbash teksa po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel”. Silvana Caka mbeti e plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Caka mbeti i vdekur.

ata1
Everest dhe Silvana Caka

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë. Ndërkohë,  në hyrje-daljet e Elbasanit janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon monitorimi i zonës.

Lexo edhe: Kjo është makina ku u vra brutalisht i riu në Elbasan, brenda ndodhej edhe një vajzë

Kjo ngjarje ka çuar në Elbasan kreun e policisë së shtetit Ardi Veliu. Ai i është bashkuar grupit hetues që ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova. Vrasja dyshohet se lidhet me serinë e hasmërive mes dy grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, atij të “Tarzanit” dhe “Sakatit”. Më poshtë është gjithë zanafilla e sagës së krimeve makabre të ndodhura ndër vite.

Lexo edhe: Zbulohet EMRI i personit që u ekzekutua në Elbasan, familjarët i shkojnë në makinë me britma e të qara (VIDEO)

I riu Everest Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010. Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Lexo edhe: Djali i tezes iu vra vjet në Belgjikë, vëllai në Barcelonë, kush është Everest Caka me 2 emra që u ekzekutua sot në makinë në sy të gruas; akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img