Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO: Ky është Audi luksoz A8 që Rraja i bleu të dashurës, modeles Kejvina Kthella

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka konfiskuar pasuritë e Redjan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku dhe u plagos “Rrumi i Shijakut”.

Pasuritë e nipit të deputetit përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina.

Mes mjeteve të konfiksuara është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë nga nipi i ish-deputetit socialist.

“Konsiksohet automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019”, thuhet në njoftim.

Newsbomb.al ka siguruar dhe këtë foto të hershme të modeles mbi mjetin Audi. Modelja e njohur e showbizit është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës.

Lexo edhe: I konfiskohet pasuria Redjan Rrajës, mes tyre dhe “Audi” i Kejvina Kthellës

Referuar dosjes në SPAK, Kejvina Kthjella ka bërë këtë deklarim datë 05.11.2019: “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.”

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese