Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTO: Ky është Audi luksoz A8 që Rraja i bleu të dashurës, modeles Kejvina Kthella

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të Redjan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku dhe u plagos “Rrumi i Shijakut”.

Pasuritë e nipit të deputetit përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina.

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria e Posaçme thotë se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë nga nipi i ish-deputetit socialist.

Lexo edhe: SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe “Audi” i Kejvinës

Kejvina me Audin A8, te sekuestruar nga SPAK (fotoarkive) Kejvina me Audin A8, te sekuestruar nga SPAK (fotoarkive)

“Më datë 13.10.2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë: Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”

Newsbomb.al ka siguruar dhe këtë foto të hershme të modeles mbi mjetin Audi, që sipas SPAK i përket Redjan Rrajës. Modelja e njohur e showbizit është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës.

Referuar dosjes në SPAK, Kejvina Kthjella ka bërë këtë deklarim datë 05.11.2019: “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.”

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese