Personi që shihni në foto është Xhevit Sinani, 75 vjeçari që vrau vëllanë dhe gruan në fshatin Tërvol të Gramshit ditën e sotme.
Ai ra në prangat e Policisë pas disa orësh nga ngjarja e rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme ku Xhevit Sinani vrau vëllanë dhe gruan, Shaqir Sinani dhe Zeqine Sinani. Mësohet se 75-vjeçari i i vrau ata me sepatë.
Dyshohet se 75 vjeçari vuan nga skleroza dhe ditët e fundit ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.
LEEXO EDHE: Policia arreston 75 vjeçarin që vrau vëllanë dhe gruan! Pas ngjarjes, telefonoi fëmijët (EMRAT)