Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1.5kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
13 °
Mër
16 °
Enj
18 °
Pre
12 °
E hënë, 19 Prill, 2021
spot_img

FOTO: Ky është 72 vjeçari Selim Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve ‘Ecoalmax’; në konteinerin e tij u kapën 49 kg kokainë nga Ekuadori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al siguron foton e Selim Çekajt, 72 vjeçarit-pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën dje 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.

Si u zbulua droga në Portin e Durrësit:

Kompania që në Shqipëri figuron si kompani banabesh, trafikonte drogë nga Ekuadori ku niseshin dhe ngarkesat me banane. “E bardha” fshihej mes konteinerëve dhe arrinte në magazinat e kompanisë në Maminas.

Kur konteinerët e kompanisë së bananve “Ecoalmax” që drejtohej nga Selim Çekaj kanë mbërritur në Portin e Durrësit, Policia ka kërkuar që ato të futen në skaner, sepse kishte informacione në rrugë operative se brenda tyre kishte drogë, raporton newsbomb.al.

I pranishëm gjatë operacionit në Durrës ka qenë dhe vetë Selim Çekaj, i cili nuk ka pranuar që konteinerët të skanoheshin dhe të hapeshin. Një prej konteinerëve ka dalë me “pullë të kuqe” në sistem.

Menjëherë ai është hapur dhe në kolonat anësore të tij, janë gjetur të fshehura 49 kg drogë e dyshuar kokainë. Pasi Policia ka gjetur drogën, Selim Çekaj ka kërkuar që të gjendej autori pasi ai kishte porositur vetëm bananet nga Ekuadori, jo drogën. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për frutat ka thënë ai. Edhe avokati i 72 vjeçarit ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me dorgën.

Fjalët e Çekajt nuk i kanë mjaftuar Policisë, e cila e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës. “Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë”, njoftoi Policia.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img