Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Foto: Kush është Naim Bajri, u ekzekutua sot në Shkodër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Naim Bajri mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e sotën në qytetin e Shkodrës.

Bajri ndodhej i ulur në kafe te “Markata e Shkodrës” së bashku me një punonjësin e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë që më pas u gjet e djegur.

68-vjeçari ishte baba i Endrit Bajrit, i njohur si i forti i Shkodrës, i cili u ekzekutua në vitin 2001.

Në atë kohë, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbllushin pas një debati të ashpër me Endrit Bajrin e vranë duke e qëlluar me armë kallashnikov.

Ndërsa Xhabir Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015, ndërsa Ilmir Hajdari u dënua me 16 vite burg, po u la i lirë pas rreth 5 vitesh, duke deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img