Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

FOTO/ Kush është Julinda, shqiptarja që mori 70 mijë euro nga Berluskoni, italianët nisin hetimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptare është vënë në shënjestër të Zyrës së  Antiriciklimit të Banka Italias si person i lidhur me aferat e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qëndrës së djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane.

Julinda Llupi e lindur në vitin 1987 në Tiranë dhe banuesë në Itali sinjalizuar nga UIF, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italias si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Sipas mediave të huaja ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua”nga llogaria personale bankare e ish-kryeministrit në atë të Julindës.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit të Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Mësohet se transaksioni i parë bankar është bërë më 27 shkurt 2020 atëhere kur Italia u fut në karantinë për shkak të Covid-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img