Ky që shihni në foto është efektivi i plagosur ditën e sotme në Mamurras nga persona ende të paidentifikuar.
Ilir Zeka mbeti i plagosur teksa dyshohet se ndërhyri për të shuar sherrin e kolegut Flamur Lleja me autorët për vendin e parkingut.
Mësohet se autori ka sulmuar fillimisht me sende të forta policët, dhe më pas dyshohet të ketë hapur zjarr duke plagosur një prej tyre, si dhe një kalimtar të rastësishëm.
Dy policët si dhe qytetari janë dërguar për mjekim në Tiranë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa mësohet se ai tashmë është identifikuar nga policia.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar nga Tirana forca të FNSH-së si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
