Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Kurohej prej ditësh në shtëpi, burri ‘nuk mban më’, shkon te ‘Shefqet Ndroqi’ dhe shtrihet para portës: Kam Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Spitali Shefqet Ndroqi

Një foto e trishtë dhe njëherësh e rëndë vjen mesditën e sotme nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, apo spitali Covid2 ku kurohen pacientët e infektuar.

Një burrë që prej ditësh, siç pretendon vetë ai, është kuruar në shtëpi për Covid-19, sot ka shkuar para spitalit dhe është shtrirë në derën kryesore. “Kam Covid-19”, ka thënë ai, dhe është shtrirë përtokë, ndërsa gruaja i qëndron pranë.

Prej disa minutash asnjë nga stafi i spitalit nuk është afruar ta ndihmojë. Ka qenë një gazetare që mbulon “Shefqet Ndroqin” ajo që ka telefonuar 127 dhe më pas dy infermiere kanë shkuar dhe e kanë marrë burrin e sëmurë.


Screenshot_14.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.