Letra e dorëheqjes e ish-Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, dejtuar kryeministrit Rama, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi letra ishte e mbushur me gabime ortografike.
Me gabimet në letrën e Veliut është tallur me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe Florenc Hoxha, ish-Drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili shkruan se “kushdo që e ka lexuar letrën, ngre pyetjen: në dorë të kujt paska qenë rendi dhe siguria”.
Por, po ta shohim me vëmendje, edhe pse tallet me Veliun, edhe në postimin e Hoxhës ka gabime ortografike, ndaj dy ish “Kryepolicat” duhet të mësojnë të shkruajnë pa gabime herën tjetër.
“Kur lexon doreheqjen e nje personi i cili ka qene per me shume se 4-ter vite ne krye te policise se shtetit dhe ne aq pak fjali veren pa fund gabime ortografike mendon se sa me nxitim e ka firmosur doreheqjen dhe kushdo qe e lexon ngren pyetjen;Ne dore te kujt paska qene rendi dhe siguria”, shkruan Florenc Hoxha.
Gabimet e Florenc Hoxhës