Këngëtarja e njohur Britney Spears ka pozuar sërish e zhveshur. Këngëtarja ka shpërndarë foto në rrjetet sociale në të cilat pozon krejtësisht e zhveshur, këtë herë në vaskë.
Në fotot e reja pikante që ka postuar, ajo mbulon pjesët intime me duar dhe emoji. Siç pritej, komentet ishin të shumta dhe ngrinin pyetjet se përse ajo po pozon vazhdimisht e zhveshur.
“Vazhdoni të duartokiste” shkruan këngëtarja teksa poston foto e zhveshura në “Instagram”.
40-vjeçarja Spears muajt e fundit vazhdimisht po poston foto ku shfaqet tërësisht nudo.
Ndërsa shumë nga fansat e saj e kanë lavdëruar atë për pamjen e saj pa komplekse, ish-i i saj Kevin Federline pretendoi se dy djemtë e saj Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden James , 16 vjeç, iu lutën që të ndalonte.
Ai ka treguar se shpesh përpiqet t’u shpjegojë fëmijëve se ndoshta kjo është mënyra e saj për tu shprehur.
“Por kjo nuk do të thotë se nuk i dëmton ata. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet për një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme” tha ai.
Ndërkohë, bashkëshorti aktual i Spears, Sam Asgari, ka mbrojtur vazhdimisht postimet e këngëtares