Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Kjo është gota e kafesë ku ishte fshehur kamera që çoi në burg Safet Gjicin

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Kjo është gota e kafesë ku ishte fshehur kamera që

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u la sot në burg në akuzën për korrupsion pasiv. 40- vjeçarja Alma Kaçi, e cila filmoi Gjicin teksa kryenin marrëdhënie seksuale, u la në “arrest shtëpiak”.

Kjo e fundit arriti të filmonte aktin përmes një pajisjeje, të vendsour në një gotë kafeje.  Bëhet fjalë për një kamer e cila mund të blihet online për vetëm 400 dollarë.

Nga fotot shihet se kamera e fshehtë është vedosur në brendësi të kapakut të gotës plastike, që zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Ndonëse thuhet se Gjici ishte i kujdesshëm pasi nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë por mesa duket këtë herë i theu paksa “rregullat”.

[gallery size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="713387,713388"]

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit.

dëshminë e tij Gjici tha para gjykatës se e mori dënimin për gabimin e bërë por këmbëmguli që nuk ka asnjë projekt për qentë, ashtu siç ka deklaruar Alma Kaçi.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë. E mora dënimin. Rashë në kurthin e atyre që nuk më duan. Nuk ka projekt, nuk kam parë projekt. Nuk kam shkelur ligjin. S’kam kryer shkelje. Jam dakord me qëndrimin e avokatit”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

40-vjeçarja ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, është shprehur Kaçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese