Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO: Kjo është banesa e shembur që u bë shkasë për plagosjen e inspektorit të IMT-së

Shkruar nga Newsbomb

Shembja e një banese pranë rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë, është bërë shkasë për plagosjen e një inspektori të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë.

55-vjeçari Ilirjan Gavelli kishte shkuar për zbatimin e vendimit të IMT-së për shembjen e banesës, çka e ka revoltuar autorin Qani Muça, i cili nuk ka qenë dakord me vendimin. Gjatë debatit ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt punonjësit të IMT-së duke e plagosur në bark.

Banorët e zonës shprehen se banesa e Muçës ishte në proces legalizimi. Ndërsa mbetet ende e paqartë se përse IMT-ja dha vendim për shembjen e saj.

Banesa ndodhet në zonën pranë kryqëzimit të rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, nga njëri krah e rrethuar me ndërtesa të tjera të ulëta, ndërsa nga ana tjetër ndodhen disa pallate.

Megjithatë IMT duket se e ka çuar deri në fund vendimin, duke e shembur banesën.

LEXO EDHE: Detaje nga plagosja e punonjësit të IMT-së, autorit i kishin shembur banesën, u arrestua menjëherë pas ngjarjes (EMRAT)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu