Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Memaliaj-Mallakastër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me karaxhatën anësore metalike.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur Mogila gati 4 km nga qyteti i Memaliajt. Automjeti është i marrë me qera nga një shtetas italian, dhe ka dale nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Drejtuesi i mjetit është nisur menjëherë drejt spitalit pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.