Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

FOTO: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë, qëlluan Spiro Iljadhin e “ORANGE” dhe turistin shqiptaro-amerikan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al siguron fotot e dy prej atuorëve të dyshuar të plagosjes së pronarit të Club “ORANGE” në Sarandë, dhe të një turisti nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane. Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Visi Caushi dhe Redjan Hadëri.

Këta shtetas, bashkë me vëllain e Visi Caushit, Andrea Caushi, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin Marin Jano 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”: Dy vëllezër nga Tepelena dhe shoku i tyre, qëlluan Spiro Iljadhin e një turist nga Tirana, po i kërkojmë

Nga veprimet hetimore nga Policia, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit Spiro Iljadhi. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Siç shihet dhe nga foto e siguruara nga newsbomb.al, këta shtetas banues në Tepelenë, gjatë ditëve të fundit kanë lëvizur në zonën e Sarandës, dhe mbrëmjen e djeshme rreth orës 03.50 të mëngjesit janë konfliktuar me pronarin e “ORANGE” Spiro Iljadhi. Arsyet nuk dihen ende.

Më shumë

spot_img
spot_img