Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ish-zv.ministri dhe biznesmeni i sterilizimit të qeshur prapa kafazit të qelqtë, Gjykata i lë në burg

Shkruar nga Newsbomb

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni i tenderit të sterilizimit, Ilir Rrapaj janë shfaqur sot të qeshur pas kafazit të qelqtë në Gjykatën e Posaçme. Togat e zeza vlerësuan ligjshmërinë e masave të sigurisë.

Për tetë zyrtarët dhe ish-zyrtarët, si dhe biznesmenin, janë lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura në momentin e ndalimit.

  1. Caktimin ndaj personit nën hetim Klodian Rjepaj të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Rrapaj, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
  3. Caktimin ndaj personit nën hetim Marsela Serjanaj të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  4. Caktimin ndaj personit nën hetim Saimir Kadiu të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  5. Caktimin ndaj personit nën hetim Arben Gjata të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  6. Caktimin ndaj personit nën hetim Pertef Mersini të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  7. Caktimin ndaj personit nën hetim Genc Burazeri të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  8. Caktimin ndaj personit nën hetim Naile Ajazi të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Gjyqtarja e posaçme ka vendosur që biznesmeni vlonjat Ilir Rrapaj të qëndrojë në masë sigurie "Arrest me burg", sepse ky shtetas ka një biznes në Itali dhe gjithashtu është mbajtës i një pasaporte italiane. Sipas togave të zeza, nëse ai do të lihet jashtë qelisë, ekziston rreziku të largohet nga vendi.

Edhe për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë është lënë në fuqi e njëjta masë sigurimi, pasi edhe Klodian Rjepaj qëndron në periudha të gjata kohore jashtë vendit dhe një masë më e butë sigurie do të rriste rrezikun që ai të largohet nga Shqipëria.

Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj ne sallen e gjyqit/ © Credits newsbomb.al Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj ne sallen e gjyqit/ © Credits newsbomb.al

Lexo edhe: SPAK: Zyrtarët e Shëndetësisë kanë shpërdoruar detyrën, biznesmeni Ilir Rrapaj ka mashtruar shtetin (E PLOTË)

Kallëzimi penal është bërë në Dhjetor 2019 nga Nisma Thurje dhe SPAK thotë se më 13 Janar 2020 ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Këto akuza lidhen me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese