Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

FOTO/ Iftari bën bashkë Metën me Veliajn dhe Ballën, nuk mungon as Yuri Kim

Lajme të ngjashëm

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit ka shtruar Iftarin e parë ku dhe ka bërë bashkë figura të njohura të politikës në vendin tonë.

Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka ndarë foto nga kjo darkë ku të pranishëm kanë qenë presidenti i vendit, Bajram Begaj, ambasadorja Yuri Kim, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryeari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Meta në postimin e tij i ka uruar besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, shkruan Meta.

 

Më shumë