Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO: I strukur mes dy policëve dhe me kokën ulur, Mexhit Picari del para togave të zeza, Prokuroria kërkon burg për vjehrrin që vrau dhëndrin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Mexhit Picari, autor i vrasjes së dhëndrit të tij Kudret Saliaj ka dalë sot para togave të zeza të Tiranës bashkë me vajzën e tij, dhe pritet që pak pak të njihen me masën paraprake të sigurisë, shkruan newsbomb.al.

Prokuroria ka kërkuar për dy të arrestuarit, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi ata akuzohen për disa vepra penale, si “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasje e funksionarëve publikë”.

Siç shihet nga fotot, Mexhit Picari dhe vajza e tij kanë dalë para trupës gjykuese të Gjykatës së Tiranës. Bie në sy qëndrimi i autorit, i cili qëndron i ulur mes dy policëve, i prangosur dhe me kokën ulur. Pas babait të strukur mes policëve, në sallën e gjyqit vjen dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj.

Mbi babë e bijë rëndon dhe akuza për plagosjen e ish-prokurorit Adriatik Cama, i cili ditën e vrasjes ndodhej në tavolinë bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, pasi e përfaqësonte këtë të fundit si avokat, shkruan newsbomb.al.

Grupi i hetimit nuk ka arritur të saktësojë ende nëse Mexhit Picari ka tentuar të vrasë dhe ish-prokurorin Cama apo plumbat e kanë kapur atë aksidentalisht.

PËRDITËSIM: Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe cakton masat e sigurisë “Arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj. Babë e bijë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vranë pak ditë më parë Kudret Saliajn.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll