Mesditën e sotme Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ku foli për krimet e ushtrisë ruse në qytetet ukrainase.
Të gjithë deputetët e duartrokitën përpara se të merrte fjalën dhe në fund të saj, teksa gjatë momentit që Presidenti ukrainas fliste për tmerret që po përjeton popullsia e tij, qëndrimet e deputetëve ishin të ndryshme.
Pjesa më e madhe e tyre ishin shumë të vëmendshëm në fjalën e Zelenskyt, teksadisa ishin pothuajse me lot në sy. Dpeuteti i Lushnjes Saimir Korreshi mbante duart në formë lutje, ndërsa ministrja Edona Bilali përdorte telefonin.
Në Kuvend ishte edhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov me bashkëshorten e tij, të cilët ndoqën me vëmendje fjalën e Presidentit të tyre.









