Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Gjama mbi petkat (kostumin) e Martin Camajt në vitin 1992!

Shkruar nga Newsbomb

Shkruar nga Gjon NEÇAJ, publicist

Martin Camaj, shkrimtari dhe albanologu i shquar shqiptar që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992, është vajtuar me gjamë burrash si qëmoti. Veç kësaj, ai është qarë me lot e kujë prej grash e burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në fshatin e lindjes, jo me trup, por me kostum.

Kjo tregohet nga 80-vjeçari nga Palçi i Merturit, Gjon Pjetra, gjamatar i njohur. Ai thotë se duke u qëndruar besnik zakoneve kanunore, të afërmit dhe banorët e fshatit Temal të Dukagjinit, me njoftimin e ikjes nga kjo botë e birit të tyre, Martin Camaj, i cili u kishte munguar prej rinisë së tij, vendosën atë mesmarsi të vitit 1992 që në kullën e Kolë Camajt të hapnin dyert e mortit.

E sipas zakonit, kur mejti (kufoma) nuk është e pranishme, vendosen rrobat e tij e qahet mbi to. Martin Camaj i kishte dërguar para disa kohësh vëllaut të tij një kostum, këpucë e këmishë, të ruajtura në arkën e nuses së tij.

E të afërmit, siç tregon plaku Gjon, me dhjetra burra e kanë vajtuar Martinin me vaje e gjamë sipas zakonit të lashtë, duke ardhur në mort prej krahinave të ndryshme të malësisë, Shala, Shoshi, Pulti, Nikaj Merturi, Malësi e Madhe, Iballë e deri nga Gashi e Krasniqja.

Kështu pra, akademiku i ndjerë, themelues dhe më pas drejtues i Katedrës së Shqipes në Universitetin e Mynihut, është ndoshta i vetmi person me stature intelektuale perëndimore që është vajtuar me gjamë, një ritual i lashtë kanunor i Malësisë së Veriut të Shqipërisë, ku burri jo vetëm qan – ndryshe nga ç`thuhet në një tjetër linjë tradite se burri që është burrë nuk qan – por madje edhe vajton, duke e shoqëruar vakinë e vdekjes me një kujë të pazakontë të dalë prej gjokse e gurmaze burrash.

Përflitet se rituali i rrallë i gjamës së burrave, jo vetëm vjen që nga koha e Skënderbeut, por që dhe mundet të ketë të bëjë direkt me të, në çastin kur ai ka ndërruar jetë.

Sipas gjamatar Gjonit 80-vjeçar, këtë mendim e ka përforcuar edhe një tjetër gjamatar i njohur nga Nikaj Merturi, Zef Prend Pepkolaj, që ka vdekur tashmë. Nga mërzia e vdekjes së Skënderbeut , paska shpjeguar ai,e përhapur kjo gojë më gojë, princi Lekë Dukagjini paska bërtitur me të madhe, duke rrahur gjoksin, shkulur flokët dhe gërvishtur fytyrën e tij, derisa është mbuluar në gjak.

E prej këtij çasti, ka lindur më pas tradita e vajtimit me gjamë të të vdekurve, jo vetëm prej grave por dhe prej burrave.

Sipas rregullave zakonore, gjama nuk mund të nisë nëse të paktën nuk janë 10 burra. Sa më shumë burra që i bashkohen këtij rituali aq më i madh është respekti për të vdekurin. Por kjo vlen vetëm për të vdekurit meshkuj. Sepse për ato femra, vajtojnë gratë.

Pas ndalimit nën komunizëm, rituali i gjamës së burrave ndaj të vdekurve meshkuj u ringjall sërish. Rasti i Martin Camajt e tregon më së miri këtë fakt.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.