Hapësire reklamuese

Sporti

FOTO/ Gëzimi “i ligjshëm” i tifozëve të Anglisë, britanikët dhurojnë Show në shkallët e stadiumit

Shkruar nga Newsbomb

Anglia ia doli të merrte një fitore jetike mbrëmë në çerekfinale të EURO 2020. Kombëtarja e “3 luanëve” triumfoi 0-4 ndaj Ukrainës, duke shkuar kështu në gjysmëfinale.

Një Show të vërtetë në shkallët e stadiumit të Olimpicos në Romë kanë dhuruar tifozët e Kombëtares britanike.

Siç shihet në foto, lojtari i 12-të e ka ndezur atmosferën, duke e kthyer të shtunën mbrëma në një natë feste. Gjithçka shkoi siç duhet dhe festa ishte e “ligjshme”. Edhe pse masat ndaj Coronavirusit kanë penguar shumë herë pjesëmarrjen e tifozëve në masë 100 përqind, mbështetja ndaj djemve të Southgate ka qënë e jashtëzakonshme. Nëse Anglia ia del t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, padyshim që një meritë e kanë edhe ata. /Newsport.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu