Lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy me emrin e artit, është përfshirë nga flakët gjatë natës.
Policia njoftoi se zjarri ka rënë gjatë natës në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku, babait të Noizyt. Në një reagim në faqen zyrtare të lokalit thuhet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.
Siç shihet në foto e mëposhtme, pjesa e pasme e lokalit është shkrumbuar totalisht. Në foto shihen karrige, tavolina të djegura dhe xhama të thyer.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shlëmdije elektrike GATE03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim në Instagram në faqen e lokalit “GATE03”.
[gallery td_gallery_title_input="Lokali i shkrumbuar nga flaket" td_select_gallery_slide="slide" size="full" ids="708996,708997,709002"]