Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

FOTO/ Erion Veliaj krah Elon Musk, mes 21 më të mirëve që transformuan lëvizshmërinë urbane në 2020

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8acbffb3ffcc724dba35b0ecb5a5c0c5

Nismat inovatore me shtimin e korsive të biçikletave, çlirimin e hapësirave publike në favor të këmbësorëve, zgjerimin e trotuareve apo shtimi i projekteve “green” si makinat elektrike, e kanë renditur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një ndër 21 njerëzit me më shumë impakt në botë, lidhur me transformimin e lëvizshmërisë urbane në vitin 2020, raporton TUMI.

“21Heroes2021”, titullohet artikulli i botuar nga TUMI, Nisma Transformuese për Lëvizshmërinë Urbane, ku përveç Veliajt, në listën e më të vlerësuarve është edhe Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe njeriu më inovator sot në botë, sidomos për makinat elektrike Tesla dhe energjinë e pastër.

Në artikull citohet se këta 21 heronj, janë përkushtuar për të transformuar lëvizshmërinë urbane, duke përmirësuar jetën e të gjithëve.

“Personat e përmendur në këtë botim janë një grup i vogël, por i fuqishëm njerëzish, të cilët kanë kontribuar aktivisht për ta orientuar lëvizshmërinë urbane drejt së ardhmes, më të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme”, shkruhet në botim.

155045615_273476544279858_2373567437314493208_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img