Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

FOTO-EMRI/ Ky është 21-vjeçari që drejtonte fugonin me mijëra paund që u kap në Portin e Durrësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shihni në foto është 21-vjeçari Olsi Sefolli, djali që ishte në timonin e fugonit të bardhë që u kap sot në Portin e Durrësit me 124 mijë paund.

Ai fugon e bënte rrugën Angli-Shqipëri për herë të tretë, ndërsa dy herët e para ishte i pastër. Mjeti kësa here ishte me “pullë të kuqe” dhe duhet të kalonte në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Sasia e parave ishte futur në disa pako dhe çanta të vogla dhe ishin fshehur në pjesën e parakolpit. Fugoni është në pronësi të Guxim Sefollit, por nuk dihet nëse paratë ishin dërguar për të apo për dikë tjetër.

Përpost parave, policia ka sekuestruar edhe1 laptop dhe 2 telefona celularë, ndërkohë që ndaj 21 vjeçarit rëndojnë akuzat për t për pastrim parash, mosdeklarim dhe kontrabandë.

Lexo edhe: Bllokimi i fugonit në Portin e Durrësit, Policia njoftim pas numërimit: Arrestuam shoferin dhe sekuestruam paratë! Nuk ishin 1 milionë paund

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img