Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së moderatorit Arian Çani për të komentuar si analist përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Madje, për t’u futur në rol, Rama ka hequr kravatën dhe xhaketën e kostumit, duke e zëvendësuar me një nga xhaketat që ai i quan “të terrenit”.
Ai është zhveshur “live” në emision, teksa xhaketën blu e ka zëvendësuar me një xhaketë vishnje.
Arian Çani: Po të kërkoj një nder do bëhesh analist?
Edi Rama: Ke parë analist ti me këtë veshje që jam unë?!
Arian Çani: Ke ndonjë xhaketë tjetër të bëhesh analist ?
Edi Rama: Po mirë mo, hajde po pranoj meqë jemi në prag fundjave. Shko më merr një xhaketë tjetër të zhvishem. (heq kollaren live). Hajde meqë ma kërkuat do të bëhem analist si juve. (Heq xhaketën e kryeministrit për të veshur atë të analistit)
Arian Çani: Çfarë do të pish?
Edi Rama: Dua një kafe turke