Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

FOTO e kamerierit 20-vjeçar që humbi jetën në Velipojë; ja si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi në foto është Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë.

20-vjeçari Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondi, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, kanë mbetur të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Të vdekur mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç. Në lidhje me gjendjen e të plagosurve mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime për media bëjnë me dije se Hasan Ferracaku ka dëmtime në kohë dhe parakrah, por që janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 17-vjeçari ka lëndime tek gjuri i këmbës.

Më shumë

spot_img
spot_img