Hapësire reklamuese

Aktualitet

Foto e Jonidës së vrarë barbarisht nga ish-i dashuri në bulevard në Tiranë kujtesë për protestën

Shkruar nga Newsbomb

Mëngjesin e sotëm, në një nga kryqëzimet e bulevardit “Zogu I” në Tiranë, ka mbetur e vendosur në kornizë në mes të rrugës foto e Jonidës, vajzës që në mënyrë brutale u mbyt nga i dashuri i vet, e për të cilën, shoqëria e fshatit nuk zhvilloi as funeral.

Por dje, është zhvilluar një protestë e vogël në kryeqytet. Pavarësisht zemërimit që shqiptarët bënë në rrjetet sociale, shumë pak njerëz morën pjesë në protestën mesazh të ditës së djeshme. Megjithatë, foto e Jonidës, ka mbetur edhe sot aty, tek i njëjti vend, si homazh dhe kujtesë për të gjithë shqiptarët që s’duan të protestojnë për dhunën ndaj femrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.